Vdes një fëmijë, e harroi i ati në makinë
28/05/2011 11:55
Një fëmijë 11 muajsh ka vdekur pasi u la në makinë nga i ati për disa
orë. Fëmija me nënë shqiptare dhe baba italian gjeti vdekjen në makinën e
të atit në një provincë të Peruxhas.
Babai 41-vjecar akuzohet për vrasje me dashje dhe po merret në pyetje nga policia.
Nëna, një psikologe me origjinë shqiptare ka humbur ndjenjat në momentin kur ka marrë lajmin për vdekjen e djalit të saj.
Sipas të dhënave të para nga karabinierët, fëmija që quhej Jacopo, u la në makinë nga babai prej orës 9:00 deri në orën 12:30. Jacopo ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak të shkaktuar nga qëndrimi i gjatë në diell brenda ambientit mbytës së makinës.
Top Channel