Siri, 9 të vrarë, policë dhe civilë

28/05/2011 13:35

Autoritetet siriane kanë njoftuar sot se nëntë persona kanë mbetur të
vrarë dje nga të shtënat e qëlluara nga grupe të armatosura.

Sipas burimeve, viktimat janë civilë dhe agjentë policie, të vrarë në zona të ndryshme të vendit.

Ngjarja përputhet me manifestimet e inskenuara nga besimtarët në përfundim të lutjes së komunitetit mysliman të së premtes.

Tensionet në Siri vazhdojnë dhe presidenti Bashar al Assad refuzon të japë dorëheqjen, pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve.

Ai i cilëson protestuesit si grupe terroriste dhe kriminale, që sipas tij kanë si synim destabilizimin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA