Putin: Akuzat ndaj Blatter, absurde

28/05/2011 12:45

Kryeministri rus Vladimir Putin i ka cilësuar si “absurde” akuzat për
korrupsion të ngritura kundër presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter.

“Të akuzosh Blatter për korrupsion është tërësisht absurde. Unë do të votoj për Blatter”, ka deklaruar Putin.

Rusia u zgjodh vitin e kaluar nga FIFA për të organizuar botërorin e futbollit të vitit 2018.

Zvicerani Blatter është bërë objekt hetimi nga komiteti etik i organizatës që qeveris futbollin botëror.

Top Channel