Pakistani gdhihet me atentate
28/05/2011 09:35
Të paktën gjashtë persona janë vrarë mëngjesin e sotëm nga një shpërthim në rajonin Baxhaur, në veri-perëndim të Pakistanit.
Lajmin e bën të ditur një televizion lokal, sipas të cilit rreth 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimit, shpërthimi i fuqishëm, i ndodhur në zonën Salarzai, ka shkatërruar një hotel, disa dyqane dhe një treg.
Duke iu referuar autoriteteve lokale, burimi mediatik shton më tej se ngarkesa e eksplozivit është aktivizuar në distancë.
Atentati vjen në një moment kur mes grupeve terroriste është rritur dëshira për të marrë hak për vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.
Top Channel