Obama: Evropa e fortë, në interes të SHBA

28/05/2011 14:30

“Një Evropë e fortë dhe e integruar është në interes të Shteteve të Bashkuara”.

Deklarata është bërë nga presidenti Barack Obama, në takimin me presidentin polak Bronislaw Komorowski, gjatë ditës së fundit të vizitës së tij në Evropë.

Obama do të kthehet sonte në Uashington, ndërsa nesër do të niset menjëherë për të vizituar zonat e prekura nga tornadoja në Misuri.

Ndërkohë, qindra persona kanë manifestuar para pallatit presidencial në Varshavë, me parulla në anglisht mbi rolin e Rusisë në hetimet mbi vdekjen e presidentit polak, Lech Kaczynski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA