
Sulme të reja të NATO-s janë kryer gjatë natës mbi Tripoli, në zonën e
rezidencës së kolonelit Muammar Gaddafi, për të katërtën ditë rresht.
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës një dhe një tjetër pas tij vetëm pak minuta më vonë, në lagjen Bab Al Azizija, jo shumë larg kryeqytetit.
Më vonë, agjencia zyrtare e lajmeve “Jana” ka bërë të ditur se objektiv i sulmeve kanë qenë objekte civile, në rajonin Al Qariet, në jug të Tripolit.
Liderët e 8 vendeve më të zhvilluara në botë, të mbledhur në Dovill të Francës i kanë bërë thirrje Gaddafi-t që të largohet nga pushteti.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi se negocimi me kolonelin është i pamundur, ndërsa ai rus Medvedev lëshoi sinjale për një tërheqje të mundshme të Gaddafi-t.
Top Channel