
Një shtetas amerikan që ishte burgosur në Korenë e Veriut për gjashtë muaj për akuza të pasqaruara është liruar nga autoritetet e këtij vendi.
Eddie Jun Yong-su, i cili thuhet se ishte përfshirë në punë misionare, u largua nga Peniani bashkë me një delegacion amerikan të udhëhequr nga Robert King.
Veriu kishte paralajmëruar se ai do të lirohej në këmbim të ndihmave, pas kërkesave të vazhdueshme të zyrtarëve amerikanë që vizitonin Penianin.
Por zoti King, përgjegjës për furnizimet ushqimore në vendin aziatik, ka deklaruar se Veriut nuk i janë dhënë ndihma në këmbim të lirimit.
I riu amerikan, me origjinë aziatike, dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa largohej për në Pekin, por nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat.
Top Channel