Kastravecët-vrasës, nëntë të vdekur në Gjermani

28/05/2011 15:45

Nëntë persona kanë humbur jetën në Gjermani pas prekjes nga bakteri vrasës “Escherichia coli”, i transmetuar nga disa kastravecë.

Mikroorganizmi është zbuluar nga Instituti i Higjenës në Hamburg dhe mendohet të jetë me prejardhje nga Spanja dhe Holanda.

Autoritetet spanjolle kanë mbyllur dy ndërmarrje prodhuese në afërsi të Malagas dhe Almeiras.

Ndërkohë autoritetet holandeze megjithatë kanë mohuar se një nga kastravecët “nën akuzë” ka ardhur nga vendi i tyre.

Sëmundja ka goditur më shumë se 1 mijë persona, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Prodhuesit gjermanë po shkatërrojnë, me shumë humbje ekonomike, qindra tonë produkte, tashmë të pashitshëm për shkak të panikut që po përhapet në popullsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA