Jemen, merren peng tre vullnetarë francezë

28/05/2011 22:00

Tre punonjës humanitarë francezë janë marrë peng në jug të Jemenit. Lajmin e ka bërë të ditur një funksionar për sigurinë lokale.

Forcat e sigurisë janë tashmë në kërkim të pengmarrësve të dy grave dhe një burri që janë rrëmbyer në dalje të një restoranti.

Të tre ishin konsideruar të “humbur” që prej pasdites, që kur nuk kishin mbërritur në Seyun, në rajonin e Hadramout dhe celularët e tyre nuk jenin më sinjal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA