Itali, shpëton mjeti lundrues me 340 emigrantë

28/05/2011 09:20

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar gjatë natës në brigjet e Lampeduzës një mjet lundrues me 347 emigrantë klandestinë.

Bëhet fjalë për zbarkimin e katërt brenda pak orëve, për një total prej 900 refugjatësh nga Libia, me përjashtim të një varke të vogël të nisur nga Tunizia.

Ditën e djeshme roja bregdetare shpëtoi në Kanalin e Sicilisë dy varka në vështirësi me nga 247 dhe 175 klandestinë në bord.

Me nisjen e konfliktit të armatosur në Libi, Italia është përballur me një fluks masiv emigrantësh ilegalë, që edhe pse në javët e fundit është ulur ndjeshëm, nuk është frenuar plotësisht.

Top Channel