Iran, Khamenei kritikon Ahmadinejad

28/05/2011 12:00

Një ngjarje e rrallë është verifikuar në Iran, ku është vënë re një
përcarje mes liderit shpirtëror Ali Khamenei dhe presidentit Mahmoud
Ahmadinejad.

Nga mediat ndërkombëtare mësohet se, Khamenei i ka bërë thirrje Ahmadinejad që “të kthehet në rrugën e duhur”.

Sipas burimeve, ajatollahu ka denoncuar faktin se, “në qeveri kanë depërtuar elementë të korruptuar të lejuar nga presidenti”.

Gjithësesi, nuk pritet që kjo deklaratë të përcajë thellë dy liderët islamikë, të cilët njihen për prirjet e tyre ekstremiste dhe urrejtjen ndaj Perëndimit.

Top Channel