Iran, 12 ekzekutime në një ditë të vetme

28/05/2011 11:30

Dymbëdhjetë persona janë ekzekutuar duke u varur në Iran në një ditë të
vetme, të enjten e 26 majit, bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve.

Katër burra janë varur në dy sheshe në Shiraz, në jug të vendit, dy të tjerë për vjedhje, rrëmbim personi dhe krime të tjera, ndërsa dy të tjerë për dhunë fizike.

Ndërsa në Kazvin, në veri-perëndim të Iranit është ekzekutuar në publik një vrasës serial grash.

Irani është një nga vendet me numrin më të lartë të dënimeve me vdekje në botë, të cilat autoritetet nuk i ndalin, pavarësisht apeleve të ndërkombëtarëve.

Top Channel