Gjermani, energjia bërthamore, mijëra në protestë

28/05/2011 18:10

Dhjetra mijëra persona kanë manifestuar sot në disa qytete të Gjermanisë për të protestuar kundër përdorimit të energjisë bërthamore dhe për t’i kërkuar qeverisë të përshpejtojë braktisjen e saj.

Sipas organizatorëve, të paktën 160 mijë persona në 21 qytete, nga të cilat 25 mijë në Berlin dhe Mynih, 20 mijë në Hamburg dhe 10 mijë në Frisburg, kanë zbritur në rrugë.

Ndërsa sipas policisë në kryeqytet gjendeshin 20 mijë manifestues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA