Finalja e çmuar e Wembley

28/05/2011 00:15

Finalja e madhe e Wembley, është vlerësuar nga specialistët si finalja më me vlerë në të gjithë historinë e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Sipas një studimi të financuar nga Master Card, një nga sponsorat kryesorë të këtij aktiviteti, vlera e finales mes dy klubeve më me emër në Europë është rreth 369 mln euro.

Skuadra fituese, përvec kupës do të përfitojë dhe një shpërblim prej 126 mln eurosh, 6 mln më shumë se fituesi i vitit të kaluar, ndërsa  humbësi do të ngushëllohet me 73 milion euro.

I vetmi që del fitues pas kësaj supersfide është qyteti i Londrës. Sipas studimit kryeqyteti anglez do të përfitojë mbi 50 milion euro nga 110 mijë tifozët që pritet të vijnë të bëhen pjesë e atmoferës së finales së Wembley.

Finalja që do të vendosë dhe skuadrën më të mirë të Europës, pritet të sjellë Europës një qarkullim parash prej rreth 100 mln eurosh, dhe per qytetin e skuadrës fituese një shumë prej 18 mln eurosh.

Sipas studimit, shkak i kësaj rritje ekonomike rekord është përplasja në finale e dy markave europiane në futboll, Manchester United dhe Barcelona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA