Egjipti lehtëson lëvizjen në kufi më Gazën
28/05/2011 08:55
Egjipti do të lehtësojë kufizimet në kufirin e tij me Gazën, duke u lejuar kalimin më shumë palestinezëve.
Gra dhe fëmijë do të lejohen të kalojnë lirshëm kufirin, ashtu si dhe burrat mbi moshën 40-vjecare.
Ndërsa ata nga mosha 18 në 40 vjec do të kalojnë vetëm nëse pajisen me një leje të vecantë.
Egjipti dhe Izraeli kanë bllokuar Rripin e Gazës që kur militantët e lëvizjes së Hamas morën kontrollin e territorit atje.
Izraeli druhet se në Gaza do të hyjnë armë, por Egjipti insiston se do të kryejë kërkime të posacme.
Lehtësimi i kalimit në kufirin e Rafahut i bie të ketë filluar tashmë prej dy orësh, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Top Channel