Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tom Countryman ka deklaruar se Serbia nuk duhet pranuar në BE pa njohur më parë Kosovën.

“Këtë nuk e vendos Uashingtoni, por BE. Por unë nuk e shoh të arsyeshme anëtarësimin e një vendi që ka ende pretendime territoriale”, ka pohuar Countryman.

Duke komentuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan ka vlerësuar respektin e ndërsjellë mes palëve, por ka kërkuar më shumë angazhim.

“Ende nuk ka patur vullnet politik për zgjidhje serioze. Shqiptarët dhe serbët presin zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme”, ka nënvizuar Countryman.

Top Channel