Dhjetra nacionalistë ekstremistë serbë u grumbulluan në orët e mbrëmjes së të enjtes në Beograd për të kundërshtuar arrestimin e Ratko Mlladiç.

Protestuesit mbanin në duar foto të tij dhe parrulla nacionaliste si dhe thërrisnin në kor emrin e gjeneralit të akuzuar për vrasjen e mijëra muslimanëve në Bosnje.

Protesta në mbështetje të Mlladiç që pritet t’i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës pati edhe në qytetin e Novi Sadit.

Forca të shumta policore zbarkuan në rrugët e Beogradit dhe Novi Sadit për të shmangur incidentet. Gjithsesi raportimet tregojnë se nuk është regjistruar asnjë episod dhune.

Top Channel