Rio Ferdinand: Duhet të bëjmë lojën tonë

27/05/2011 20:00

Rio Ferdinand, mbrojtësi i qendrës i Manchester United, vuri theksin tek rëndësia e grupit në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve ku anglezët do të kenë përballë spanjollët e Barcelonës.

“Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Wayne Rooney për ekipin tonë, por ndeshjen e nesërme duhet ta fitojmë të gjithë ne, jo vetëm ai”, deklaroi mbrojtësi anglez.

“Barcelona luan me të njëjtin stil loje prej vitesh. Në 2009-n kishim përballë Eto’o-Henry ndërsa kësaj radhe kemi dyshen Villa-Pedro, por stili i tyre është i njëjtë. Sulmuesit e Barcelonës vrapojnë shumë dhe shënojnë shumë gola, por ne duhet të bëjmë lojën tonë”, shtoi Ferdinand.

Nga ana e tij, Nemanja Vidic u shpreh i lumtur që do të luajë finalen e Champions League si kapiten i Manchester United: “Jam i nderuar që do të dal në fushë me shiritin në krah në një ndeshje si kjo, por e rëndësishme është të fitojmë. Jemi përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht për finalen.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA