Gjykata e Beogradit ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e Ratko Mlladic në gjykatën e Hagës, për t’u përballur me akuzat për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati mbrojtës i gjeneralit, Millosh Shaljic ka deklaruar për mediat serbe se do ta apelojë këtë vendim, me pretendimin se klienti i tij nuk mund ta përballojë procesin për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Gjykatësi ka informuar të gjitha palët, prokurorinë, të paditurin dhe mua, se mjekët kanë arritur në përfundimin se ai është në gjendje të ndjekë procesin. Por unë mendoj se ai nuk është në gjendje të përballet me procesin, pasi ka treguar shenja që bien ndesh me atë që thonë mjekët”, ka pohuar Shaljic.

Seanca e parë dëgjimore me Mlladic, ditën e enjte, u ndërpre pasi ish-komandanti i serbëve të Bosnjes nuk ndihej mirë.

Top Channel