Në një udhëkryq të rrezikshëm politik ka hyrë Greqia pasi qeveria greke dhe partitë e opozitës nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus për masat e reja financiare qe ka shpallur Athina, në momentet kur BE dhe FMN e kërkojnë atë si kusht për të vazhduar dhënien e ndihmës ekonomike ndaj saj.

Takimi prej 3 orë e gjysmë i udhëheqësve të partive greke i thirrur nga presidenti i vendit Karolos Papulias i ka ngjarë edhe njëhere Kullës së Babelit. Tepër këmbëngules në pikëpamjet e tij, udhëheqësi i opozitës konservatore Andonis Samaras, nuk ka pranuar pikëpamjet e kryeministrit grek, i cili ka qenë i hapur akoma edhe ndaj një alernative të krijimit të një qeverie të shpëtimit kombëtar.

Me ose pa mbështetjen e opozitës, ne do të vazhdojmë vetë rrugën e nisur dhe gjithësecili do të përgjigjet para historisë, ka deklaruar më pas Papandreu, në një konferencë për shtyp, ndërsa ka qartësuar prerë, se zgjedhje të parakoheshme nuk do të ketë përvecse në datën e caktuar në vitin 2013.

FMN-ja ka paralajmëruar Greqinë se vendi do të ketë nevojë për një dekadë për të kapërcyer krizën e borxhit . Por nga ana tjetër ky organizëm ka deklaruar se edhe mund të mos arkëtojë pjesën e tij të ndihmës në këstin e pestë të radhës në fund të qershorit, të cilin nëse Greqia nuk e merr, nuk i shpëton dot falimentimit.

Vetëm disa orë pas takimit të udhëheqësve të partive greke, edhe komisioneri Olli Rehn, ka shfaqur keqardhjen e Komisionit Europian për dështimin e konsensusit politik në Greqi duke theksuar se duhet vazhduar përpjekja nga partitë politike edhe në ditët e ardheshme dhe ka paralajmëruar Athinën se koha po mbaron.

Ndërkohë vazhdojnë për të tretën ditë rresht tubimet e Lëvizjes se të Indinjuarve që zhvillohen pa ndikimin e asnjë force apo grupimi politik në Athinë, Selanik, Patra dhe qytete të tjera të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA