Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka vendosur zgjatjen e pezullimit për gjashtë oficerë të lartë serbë, të vendosur në komisariatet veriore të vendit.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që citon zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Besim Hoti, sipas të cilit vendimi është marrë pasi 6 oficerët kanë refuzuar t’i binden urdhërit të drejtorit të përgjithshëm të PK.

“Drejtorit të Policisë së Kosovës nuk i ka mbetur hapësirë tjetër vecse të vendosë zgjatjen e pezullimit me pagesë, deri në një afat të pacaktuar”, ka deklaruar Hoti.

Zëdhënësi ka shtuar se ndaj 6 oficerëve të lartë serbë të Policisë së Kosovës ka nisur një hetim i brendshëm për shkelje të supozuar të ligjit të policisë.

Top Channel