EULEX-i duket se ka hequr dorë nga arrestimi i personaliteteve të larta publike në Kosovë, të ashtuquajtur peshqit e mëdhenj.

Në prezantimin e raportit vjetor për vitin 2010 zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks tha se nuk është në objektivin e misionit vetëm arrestimi i personaliteteve, por krijimi i një sistemi funksional të drejtësisë në Kosovë.

Sparks konfirmoi sërish se hetimi ndaj ish ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe, siç tha ai, të tjerëve vazhdon.

“Janë duke u zhvilluar hetime ndaj zotërisë që ju përmendet dhe të tjerëve. Por EULEX-i nuk fshihet pas faktit sesa figuratë nivelit të lartë janë arrestuar, objektivi i punës sonë është t’i ndihmojmë Kosovës që të ketë më pak korrupsion dhe më shumë respektim të rendit dhe ligjit”, tha Sparks.

Numri dy i misionit për sundimin e ligjit, konfirmoi se shefi i misionit informohet paraprakisht nga gjyqtarët e EULEX-it për vendimet gjyqësore.

Por ai tha se puna e tyre është e pavarur. Lidhur me dërgimin e gjykatësve shqiptarë dhe serb në gjykatën e Mitrovicës, zyrtarët e EULEX-it prej kohësh përdorin një shprehje: “Sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Sparks.

Zyrtarët e EULEX-it komentuan edhe protestat e fundit të serbëve në veri. Sparks tha se pavarësisht këtyre ngjarjeve, EULEX-i do të vazhdojë t’i arrestojë njerëzit e përfshirë në fenomene negative.

Raporti i punës për vitin 2010-të në fakt sfidë kryesore e cilëson situatën në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas këtij raporti bilanci i punës së gjyqtarëve të EULEX-it është 87 raste të përfunduara me verdikt gjyqësore, 19 prej të cilave kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar.

Top Channel