Jahjaga: Synim, integrimi në BE
27/05/2011 14:40
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po merr
pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore që po mbahet në
Varshavë, zhvilloi sot takim me Presidentin e Republikës së Hungarisë,
Pal Shmit.
“Synim i popullit dhe i institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, që do t’i hapë perspektiva të reja vendit tonë”, tha Presidentja Jahjaga, bën të ditur RTK.
Presidentja Jahjaga theksoi në takim se synim parësor i popullit dhe i institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian.
Top Channel