Guardiola: Duhet të fitojmë

27/05/2011 20:20

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shprehur se fitorja e finales së Ligës së Kampioneve ndaj Manchester United do të ndihmonte të ardhmen e ekipit katalanas.

“Kur stërvit një ekip si Barcelona shpenzon energji pavarësisht nëse fiton apo jo. Fitorja të lejon të vazhdosh i qetë punën sepse kultura latine nuk pranon humbjen. Për këtë arsye ne duhet të fitojmë finalen, përndryshe e ardhmja do të jetë e vështirë”, deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp në prag të finales së Wembley.

“Formacionin që do të hedh në fushë e kam vendosur. Do të mundohemi të luajmë si gjithmonë dhe shpresojmë të na ecë mbarë”, shtoi tekniku katalanas pa zbuluar emrat e lojtarëve.

“Është një nder i madh fakti që jemi këtu për të luajtur finalen e dytë të Ligës së Kampioneve në tre vjet dhe mbi të gjitha ndaj një klubi si Manchester United”, përfundoi Guardiola.

Top Channel