Ferguson: Manchester United është gati

27/05/2011 19:50

Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, është paraqitur para mediave në konferencën për shtyp në prag të finales së nesërme të Ligës së Kampioneve, ku ekipi i tij do të përballet me Barcelonën në Wembley.

“Manchester vjen në këtë finale me më shumë besim dhe maturi se në vitin 2009 ku humbëm ndaj spanjollëve. Jemi të përgatitur dhe të bashkuar për këtë ndeshje. Lojtarët janë të gjithë në një formë të shkëlqyer”, u shpreh trajneri skocez.

Për Fergusonin, ndeshja e nesërme mund të quhet edhe si finalja e dekadës: “Duke parë rezultatet e 10 viteve të fundit të të dyja skuadrave mund të quhet si finalja e dekadës. Do të jetë një ndeshje me gola, lojë të bukur dhe shumë emocion.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA