Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton shprehu mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit me kryeministrin, Hashim Thaci dhe me anëtarët e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, ajo ka thënë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.

Eshton është përqendruar më shumë në kërkesën për sundimin e rendit dhe ligjit, duke e cilësuar atë si element kryesor për integrimin e Kosovës në BE.

”Sundimi i rendit dhe ligjit është çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për qytetarët e saj dhe element kryesor në ambiciet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye jam sot këtu të ju falendëroj dhe kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e EULEX-it. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta mbështesni këtë mision dhe ta dinë rëndësinë e punës që po bën”, tha Eshton, beri të ditur RTK.

Top Channel