Djali i Mlladic: Im atë në gjendje jo të mirë shëndetësore

27/05/2011 14:25

Djali i Ratko Mlladicit tha se babai i tij ka pasur dy atake në zemër,
ndërsa dora e djathtë e tij është pjesërisht e paralizuar dhe mezi flet.

Darko Mlladic, e ka vizituar sot të atin në burg, në Beograd, ku Mlladic e ka kaluar natën pas arrestimit të tij në një fshat në veri të kryeqytetit serb.
 
Akuza kundër Mlladicit përfshin akuzën për gjenocid në masakrën e 8 mijë burrave dhe djemëve të rinj boshnjak në Srebrenicë, në vitin 1995. Ky krim ishte konsideruar më i rëndi në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
 

Top Channel