Van der Sar: Finalja, ndeshja ime e fundit

26/05/2011 15:40

Edwin van der Sar, portieri hollandez i Manchester United, do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit si profesionist kur ekipi i tij të përballet me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Është një ndjesi e mrekullueshme të luash një ndeshje të tillë. Gjatë karrierës time kam luajtur 4 finale Championsi dhe ta mbyll aventurën me një tjetër finale është famtastike”, u shpreh 40-vjeçari në një intervistë për uefa.com.

Sipas tij, Barcelona është një ekip “që luan shumë bukur prej vitesh”.

“Celësi është që të shënojmë ne golin e parë”, theksoi Van der Sar.

Top Channel