Presidenti serb Boris Tadic konfirmon arrestimin e të shumërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladic.

“Sot kemi përfunduar një periudhë të vështirë të historisë sonë, kemi pastruar emrin tonë dhe të të gjithë serbëve kudo që janë ata”, tha Tadic.

Sipas tij operacioni i kërkimit dhe arrestimit tregoi se shërbimet serbe të sigurisë e bënë Serbinë një vend më të sigurtë dhe se shteti ligjor atje funksion.

“Kapja e Mlladic rrit besueshmërinë morale në botë të Serbisë.Jam krenar për këtë operacion dhe uroj e përgëzoj të gjithë ata që u përfshinë. Arrestimi i Mlladic u krye ne Serbi”, tha Tadic.

Kreu serb theksoi se një kapitull i rëndësishëm u mbyll. Tadic nuk dha detaje për operacionin e arrestimit, por tha se të dhënat  do të jepen nga shërbimet e sigurisë.

Arrestimi i Ratko Mlladiç vjen një ditë pas publikimit të të dhënave të para të raportit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, themelore, sipas disa anëtarëve të BE-së, për integrimin e Serbisë në BE.

Në raport prokurori Serge Brammertz i ka cilësuar “të pamjaftueshme” përpjekjet e vendit ballkanik për të kapur dhe dorëzuar kriminelët e luftës ende në kërkim, Goran Hadziç e Ratko Mlladiç.

I kërkuar nga 1995, Ratko Mlladiç, ish gjenerali serbo-boshnjak akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për genocidin e 8 mijë myslimanëve të Srebrenicës, në Bosnje, në korrik të 1995-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA