Ambasada e SHBA në Beograd deklaron se Uashingtoni është i zhgënjyer me
vendimin e Serbisë që të mos marrë pjesë në samitin e kryetarëve të
vendeve të Evropës Qendrore e Juglindore në Varshavë, më 27 e 28 maj.

Sipas RTK-së, vendimi i Beogradit, fatkeqësisht, është edhe një rast i lëshuar për Serbinë që të takohet me fqinjët e vet dhe me partnerët tjerë evropian, në momentin e rëndësishëm të procesit të përafrimit në Bashkimin Evropian.

“Vendimi i tillë është jo-konsekuent në raport me dëshirën e saj që t’i forcojë marrëdhëniet me fqinjët, BE dhe SHBA”, thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane në Beograd.

Presidenti serb, Borsi Tadic nuk do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të Evropës Qendrore e Juglindore në Varshavë, sepse Kosova në këtë Samit do të përfaqësohet si shtet i pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA