Kryetari i Partisë Progresiste Serbe, Timosllav Nikolic ka deklaruar se ndihet “shumë i befasuar” me arrestimin e Ratko Mlladic.

Sipas tij, ky operacion mund të jetë përgatitur kohë më parë nga autoritetet serbe.

“Presidenti i Serbisë me siguri dëshiron të lumturojë kombin duke thënë se ka kryer edhe një punë tjetër. Por, që nesër partia jonë do të mbajë një takim të kryesisë dhe do të dalë me një deklaratë”, ka pohuar Nikolic.

Ai ka vlerësuar më tej se, ky nuk është momenti për një reagim partiak, por për një reagim të kombit dhe shtetit.

Top Channel