
Virginie Razzano zbret në fushën e Roland Garros tetë ditë pas vdekjes
së trajnerit, njëkohësisht të dashurit të saj Stephane Vidal; dëshira e
fundit e tij ishte që ajo të luante sidoqoftë në këtë turne.
Virginie Razzano, nuk pati një debutim të lehtë, duke humbur në dy sete kundër cekes Jarmola Gajdosova. Por kjo ka pak rëndësi. Francezja zbriti në fushë vetëm tetë ditë pasi i dashuri i saj ndërroi jetë si pasojë e kancerit, prej të cilit vuajti 9 vite me radhë.
Përpara se të vdiste, Stephane i kishte kërkuar Virginie-s që të luante në Roland Garros. Dhe ajo e realizoi dëshirën e tij e gjate lojes mbajti në bluze një shirit të zi në kujtim të tij. Homazh për Vidal bënë edhe të gjithë tenistet e tjera franceze që luajtën në turne.
“Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Pata një dhimbje të madhe në fushë, një dhimbje konstante, të vazhdueshme. Por ishte shumë bukur që pata shumë njerëz rreth meje dhe që luajta për ta”, tha Razzano.
Top Channel