Lajmi për arrestimin e Ratko Mlladic ka bërë tashmë xhiron e botës, duke sjellë edhe reagimet e para të faktorit ndërkombëtar.

“Pothuajse 16 pas nisjes së procesit ndaj tij për genocid dhe krime lufte, arrestimi jep më në fund mundësinë për të vënë në vend drejtësinë”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

“Arrestimi i Mlladic përbën një hap përpara për Serbinë dhe drejtësinë ndërkombëtare”, është shprehur nga ana tjetër shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur arrestimi e gjeneralit të trupave serbe të Bosnjes. “Përgëzimet tona për suksesin e operacionit, që është një lajm i mirë për të gjitha familjet që kanë vuajtur”, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.

“Lajmi për arrestimin e Mlladic është i një rëndësie të vecantë për të ardhmen e Serbisë”, ka nënvizuar presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, Mevlut Cavusoglu.

Ndërsa ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini e ka vlerësuar arrestimin si një zhvillim të vërtetë për të ardhmen e Serbisë.

“Arrestimi përbën një test maturie të madhe demokratike për Serbinë, që e afron atë më tej me Evropën dhe Bashkimin Evropian”, është shprehur Frattini.

Top Channel