Ratko Mlladic është ende në Serbi dhe procedura për ekstradimin e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare mund të zgjasë një javë.

Deklarata është bërë nga prokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekaric, i cili ka përgënjeshtruar zërat se gjenerali është nisur drejt Hagës.

“Më parë ai duhet të merret në pyetje nga hetuesi i prokurorisë për krimet e luftës, që do t’i paraqesë akuzat dhe që do të vendosë nëse janë kushtet për ekstradimin në Hagë”, ka pohuar Vekaric.

Ish-komandanti i serbëve të Bosnjes u arrestua ditën e sotme në fshatin Lazarevo, rreth 80 kilometra në veri-lindje të Beogradit.

Gjykata e Hagës e akuzon Mlladic për përfshirje në tortura, abuzime, dhunë seksuale, persekutim dhe për krijimin e qendrave të burgimit për të shkaktuar shkatërrimin fizik të myslimanëve të Bosnjes.

Top Channel