Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
28 persona kanë mbetur të vrarë në Meksikë, në një shkëmbim të dhunshëm zjarri mes dy grupeve rivale të trafikut të drogës.
Përleshja e armatosur ka ndodhur në një kryqëzim në afërsi të qytetit të Ruizit, në shtetin e Najarit, rreth 800 kilometra në veri-perëndim të Qytetit të Meksikos.
Policia gjeti 28 persona të vdekur dhe katër të plagosur kur mbërriti në vendin e ngjarjes, që ishte i mbushur më gëzhoja plumbash.
Shteti më problematik përsa i përket luftës mes bandave të drogës konsiderohet Mikoacani, ku aktet e dhunës kanë detyruar mbi 1 mijë banorë të braktisin fshatrat e tyre.
Mbi 34 mijë persona janë vrarë në Meksikë që kur presidenti Felipe Calderon nisi një ofensivë kundër karteleve të drogës në dhjetor të vitit 2006.
Shteti i Najarit ka një prani të theksuar të një prej karteleve më të fuqishme të Meksikës, Sinaloa, që drejtohet nga personi më i kërkuar në vend, Joaquin Guzman.
Top Channel