Mascherano: Messi nuk fiton dot i vetëm

26/05/2011 15:55

Javier Mascherano, mesfushori i Barcelonës, mendon se finalja e ditës së shtunë e Ligës së Kampioneve (Manchester United-Barcelona) nuk ka favoritë të qartë.

“Në një ndeshje finale nuk ka rëndësi se kush është më në formë për momentin”, thekson argjentinasi në një intervistë për AS.

Përsa i përket shokut të tij të ekipit Leo Messi, Mascherano nënvizon se një futbollist nuk mund të fitojë një ndeshje i vetëm edhe pse bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në botë.

“Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe për ne është avantazh që e kemi në anën tonë, por edhe ai ka nevojë për ndihmë. I vetëm nuk mund të mposhtësh një ekip si Manchester United”, shtoi Mascherano.

Top Channel