Gjykata e Hagës e akuzon Mlladic për përfshirje në tortura, abuzime, dhunë seksuale, persekutim dhe për krijimin e qendrave të burgimit për të shkaktuar shkatërrimin fizik të myslimanëve të Bosnjes.

Akuzat – Ish-kreu i ushtrisë serbe të Bosnjes duhet të përgjigjet edhe për tentativë për kthimin në kult të ekzekutimeve të boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë, në vende të izoluara ku më pas janë gjetur varret masive.

Për Hagën, Mlladic bënte pjesë në një organizatë, qëllimi i të cilës ishte eleminimi ose dëbimi i myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjes, si dhe të popullsisë tjetër joserbe të BeH-së.

Karriera
– Mlladic ka lindur në vitin 1942 në fshatin Kalinovik, në Bosnje, që atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë.

Në moshë të re hyri në ushtrinë jugosllave dhe kur vendi filloi të shpërbëhej, në vitin 1991, ai u dërgua të drejtonte batalionin e nëntë të armatës jugosllave kundër kroatëve në Knin. Këtu, ai mori drejtimin e rajonit të dytë ushtarak jugosllav në Sarajevë.

Në maj të vitit 1992, asambleja e serbëve të Bosnjes votoi për krijimin e një ushtrie serbe në këtë vend, duke emëruar Mlladic komandant të saj. Gjenerali udhëhoqi trupat gjatë gjithë konfliktit në Bosnje, në fund të të cilit ai u kthye në Beograd.

Mbrojtja – Me kthimin në Beograd filloi edhe jeta e tij në arrati. Deri në vitin 2001 ai sinjalizohej se ndodhej në rrethinat e Beogradit, nën mbrojtjen e Sllobodan Milloshevic.

Në vitin 2004 doli lajmi se Mlladic ndihmohej nga forcat ushtarake serbe të Bosnjes, ndërsa në vitin 2008, Beogradi pranoi se gjenerali kishte pasur mbrojtje ushtarake deri në gjysmën e vitit 2002.

Përgatiti: Genc Frashëri

FOTO GALERI
1/6
Ratko Mlladic

Top Channel