Jahjaga, pjesëmarrëse në samitin e Varshavës
26/05/2011 10:00
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin e
liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore, që do të mbahet në Varshavë.
Presidentja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, sipas RTK-së, tashmë ka axhendën e saj të takimeve në Samit.
I një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën.
Top Channel