Ish mjeku: Fidel mund të jetojë 140 vjeç
26/05/2011 08:20
Lideri kubanez Fidel Castro, i cili mbush 85 vjeç më 13 gusht, megjithë problemet e rënda të shëndetit në 2006, mund të jetojë deri në 140 vjeç.
Lajmin e ka bërë të ditur ish mjeku, Eugenio Selman-Housein në kuadër të një seminari ndërkombëtar të zhvilluar sot në Havanë, me pjesëmarrjen e 500 specialistëve.
Në ishull jetojnë sot 1551 kubanezë që kanë kaluar shekullin: një përqindje e lartë për një vend me 11,2 milionë banorë.
Top Channel