Indi, përplaset avioni, viktima

26/05/2011 09:45

Dhjetë persona kanë humbur jetën në një aksident ajror që ka ndodhur në Faridabad të Indisë, zonë në afërsi të Nju Delhit.

Një mjet i vogël për transportin shëndetësor me shtatë persona në bord është përplasur kundër katit të parë të një ndërtese.

Mjeti, një PC-12 i prodhuar në Zvicër, po transportonte në një spital në Nju Delhi një të ri me probleme shëndetësore.

Top Channel