Finalja e Champions, arbitron Viktor Kassai

26/05/2011 16:10

Gjyqtari hungarez Viktor Kassai do të jetë gjyqtari i finales së Ligës së Kampioneve mes Manchester United dhe Barcelonës që do të zhvillohet ditën e shtunë në Wembley të Londrës.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Komiteti i Arbitrave të UEFA-s.

35-vjeçari, i cili ka arbitruar 60 ndeshje ndërkombëtare në të gjitha kompeticionet e UEFA-s, do të ketë si asistentë bashkëkombasit e tij: Gabor Eros y Gyorgy Ring.

Viktor Kassai ka arbitruar tre herë Manchester United dhe në të treja rastet anglezët kanë fituar.

Do të jetë hera e parë që hungarezi do të arbitrojë Barcelonën.

Top Channel