
Dinamo ka mundur 4-1 Besëlidhjen, rezultat që i jep të drejtën kryeqytetasve të qëndrojnë në Superligë edhe sezonin e ardhshëm.
Blutë përmbysën rezultatin në stadiumin e Kavajës duke shënuar 4 gola në portën lezhjane, 2 në pjesën e parë dhe 2 në të dytën, me autor Ferrajn, Martinenën, Allmuçën dhe Vilën.
Por, menjëherë pas kësaj fitoreje, Top Channel ka mësuar se presidenti Besnik Sulaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi dhe financimi i këtij klubi. Burime pranë presidencës së skuadres pohojnë për Top Channel se shkak për këtë vendim të Besnik Sulajt nuk është paraqitja e dobët e skuadrës këtë sezon, por koha e pakët që i ka kushtuar bizneseve të tij.
Nën drejtimin e Besnik Sulaj, skuadra e Dinamos ka fituar 3 tituj kampion në Shqipëri në vitin 2002, 2008 dhe 2010 e gjithashtu 1 Superkupë.
Top Channel