Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton po vijon vizitën e saj në Beograd, ku ka zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë të shtetit.

Ashton është takuar me ministrin e Brendshëm, Ivica Dacic, me të cilin ka biseduar për dialogun me Kosovën, duke shprehur mbështetjen për të dyja vendet.

Ndërsa takimi me presidentin Boris Tadic ka kaluar në hijen e lajmit për arrestimin e gjeneralit Ratko Mlladic, për të cilin ka lindur pikëpyetja nëse ishte rastësi ose jo.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Tadic ka deklaruar se, e sotmja ka qenë një ditë e lodhshme, por me një sukses të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë, në Beograd, pas arrestimit të gjeneralit famëkeq janë rritur masat e sigurisë. Policia ka ndaluar të gjitha tubimet publike për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, situata deri tani paraqitet e qetë.

Top Channel