Policia serbe ka arrestuar një person që dyshohet të jetë i shumëkërkuari për genocid dhe krime lufte, Ratko Mlladiç.

Lajmin e ka bërë të ditur radio lokale B92, te ciles i referohen mediat nderkombetare. “Ka karakteristikat fizike të ngjashme me Mlladiç. Po analizojmë AND-në e tij”, theksoi një funksionar i forcave të rendit.

Arrestimi ka ardhur, sipas B92, gjatë një operacioni sekret të policisë serbe, të kryer gjatë natës në territorin serb.Personi që dyshohet të jete Mlladiç, quhej Milorad Komadiç.

Arrestimi i dyshuar i Ratko Mlladiç vjen një ditë pas publikimit të të dhënave të para të raportit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, themelore, sipas disa anetarëve të BE-së, për integrimin e Serbisë në BE.

Në raport prokurori Serge Brammertz i ka cilësuar “të pamjaftueshme” përpjekjet e vendit ballkanik për të kapur dhe dorëzuar kriminelët e luftës ende në kërkim, Goran Hadziç e Ratko Mlladiç.

I kërkuar nga 1995, Ratko Mlladiç, ish gjenerali serbo-boshnjak akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për genocidin e 8 mijë myslimanëve të Srebrenicës, në Bosnje, në korrik të 1995-s.

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit për arrestimin e Mlladiç, presidenti serb Boris Tadiç ka lajmëruar një dalje për shtyp gjatë orëve në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA