Shkumbini mbetet në Superligë

25/05/2011 22:30

Shkumbini do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës edhe për sezonin e ardhshëm. Peqinasit kanë fituar në kohën shtesë 1-0 ndeshjen Play Out ndaj Mamurrasit, sfidë kjo e luajtur në Niko Dovana të Durrësit.

Skuadra e Mamurrasit e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, për shkak të ndëshkimit me të kuq të kapitenit Kreshnik Ivanaj 20 minuta nga fundi.

Ky vendim i gjyqtarit të ndeshjes u kontestua ashpër nga drejtuesit e kësaj skuadre të cilët në fillim kërkuan të braktisnin ndeshjen, pasi sipas tyre gjykimi ishte tendencioz.

Por pas 10 minutash skuadra e Mamurrasit u fut në fushë duke vazhaduar lojën. Në fillimin e pjesës së parë shtesë, Mustafaj kaloi në avantazh peqinasit, gol që rezultoi vendimtar për Shkumbinin pasi do të vazhdojë të jetë në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja tjetër e Play Out do të jetë ajo mes Dinamos dhe Beselidhjes që do të luhet të enjten në stadiumin e Kavajës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA