Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari ka ndodhur mesditën e së martës në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 kur dy grupe nxënësish janë përfshirë në një përleshje me armë zjarri. Policia rajonale e Prishtinës raporton për një të vdekur dhe një të plagosur, ndërkaq numri i të përfshirëve në këtë rast nuk është i vogël.

Emri i viktimës është Muhamet Cakaj. Ai ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Burimet saktësuan se ai ka qenë nxënës i gjimnazit Sami Frashëri.   

E teksa policia po punon në zbardhjen e rrethanave që çuan drejt kësaj ngjarjeje, një vrasje tjetër vazhdon të trondisë Prishtinën.Vetëm pak ditë më parë 27-vjeçarja Diana Kastrati u vra pak metra larg shtëpisë ku banonte. I dyshuari kryesor është ish-bashkëshorti i saj, Adnan Jashari, i cili prej 6 ditësh ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës ka publikuar foton e të dyshuarit ndaj të cilit po zhvillohen hetime. Me këtë rast policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e Adnan Jasharit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA