Pas propozimit të Komisionit Europian për rikthimin e regjimit të vizave për vendet që nuk plotësojnë kushtet, qeveria maqedonase ka qetësuar qytetaret saj duke premtuar se nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.

Autoritet e Shkupit thonë se kanë marrë masa të forta.

Zv/kryeministri për euro-integrimin Vasko Naumovski dhe Ministrja e Brendshme Jordana Jankullovska, duke komentuar propozimin e Komisionit Europian për mekanizëm mbrojtës u shprehën se paralajmërimet për pezullimin e liberalizimit të vizave me Maqedoninë janë vetëm pjesë e fushatës elektorale. Ata thanë se qeveria me masat që po merr nuk do të lejojë që kjo gjë të ndodhë.

“Qeveria porosit të gjithë qytetarët që me qetësi të planifikojnë pushimin vjetor për udhëtim pa viza dhe në të njëjtën kohë duhet t’i bindim të gjithë ata që në mënyrë të papërgjegjshme e shfrytëzojnë liberalizimin e vizave të mos shpresojnë në azil. Jo vetëm që nuk do të përfitojnë azil, por nuk do të kalojnë pa u dënuar”, tha zv/kryeministri Naumovski.

Ministrja e Brendshme Jordana Jankullovska tha se policia, bashkë me institucionet e tjera ka kryer kontrolle në 64 agjensi turistike, ku disa prej tyre edhe janë gjobitur me gjoba të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA