Pacolli, fushatë lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës
25/05/2011 10:35
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli po
vazhdon aktivitetet e tij në Afrikë, në kuadër të fushatës lobuese për
shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës.
Pacolli është takuar me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Guinea-s, ku ka diskutuar për përshpejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend.
Më pas Pacolli ka vazhduar angazhimet e tij lobuese në Togo, ku është takuar me zëvendëspresidentin e këtij shteti.
Top Channel