Krasniqi kërkon njohje nga Vatikani
25/05/2011 18:30
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Vatikani njohjen e shtetit më të ri të Evropës.
Në një takim me imzot Jagodzinski, zyrtar i lartë i Selisë së Shenjtë, Krasniqi ka pasqyruar arritjet e Kosovës në 3 vjet pavarësi.
Nga ana e tij, imzot Jagodzinski ka deklaruar se vëmendja e Vatikanit mbi Kosovën është rritur, gjë që dëshmohet nga emërimi i delegatit apostolik për Kosovën.
Në këto momente Kosova pritet të njihet nga disa vende të Afrikës, ku ka lobuar zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Behgjet Pacolli.
Top Channel