Kosovë, arrestohen 6 agjentë policie
25/05/2011 18:20
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, ka arrestuar shtatë zyrtarë, të dyshuar për shpërdorim detyre, marrje ryshfeti dhe kontrabandë mallrash.
Operacioni është kryer në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. Bëhet e ditur se gjashtë prej të arrestuarve janë zyrtarë policorë nga rajoni i Mitrovicës, ndërsa i shtati qytetar po nga ky qytet.
“Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Top Channel